Në rregull, vazhdojmë! Shqipëria kthehet atje ku e kishte lënë, fiton me Gjeorgjinë në transfertë falë Asllanit

Shqipëria ka arritur që të fitojë kundër Gjeorgjisë në transfertë. Kuqezinjtë kanë arritur tia dalin falë golit të Kristjan Asllanit në fillimin e pjesës së dytë. Pjesa e parë ishte shumë impenjative dhe foli më shumë për vendasit. Në të dytën, Shqipëria jo vetëm që shënoi me Asllanin, por kishte të paktën edhe tre mundësi të mira shënimi goli. Dy prej tyre janë shpërdoruar nga Bajrami, por për fat të mirë ia dalim në shifrat 0-1 dhe mbetemi ende në lojë për vendin e parë në grup. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top