Merkato e Newcastle nuk është mbyllur ende, kjo pasi drejtuesit e klubit po mendojnë për mbrojtjen dhe janë gati të bëjnë realitet edhe transferimin e fundit të kësaj merkatoje.
Një verë shumë intensive dhe me shpenzime të mëdha, Newcastle tashmë ka “piketuar” Marc Cucurella-n.
Mbrojtësi spanjoll, i cili është në pronësi të Chelsea-t aktualisht është i palumtur në Londër, kjo pasi ai nuk bënë pjesë në zgjedhjet e para të trajnerit Pochettino dhe kjo ka bërë që lojtari të shqyrtojë ofertat në drejtim të tij.
Ish-lojtari i Brighton ka kontratë deri në verën e vitit 2028-të dhe vlerësohet rreth 35 milionë euro, por drejtuesit e Chelsea mund të tolerojnë diçka duke ditur edhe nevojën për të ulur disi numrin e madh të lojtarëve në organikë.
Newcastle ka nisur kontaktet e para, ndërsa spanjollit i është premtuar një rol titullari, por tashmë pritet oferta e parë zyrtare, ndërsa nëse dështon pista Cucurella, Newcastle ka gati edhe “planin B” dhe bëhet fjalë për Kieran Tierney të Arsenal.