Kylian Mbappe me shumë mundësi do të largohet nga PSG gjatë merkatos verore. Ofertat e çmendura për të nuk kanë munguar dhe në “pole position” është klubi nga Arabia Saudite Al Hilal.
Këta të fundit kanë ofruar për kartonin e lojtarit 300 milionë euro, duke e bërë kështu futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Një transferim provizor pasi kontrata e ofruar është vetëm për një vit e më pas Mbappe do të transferohej në Madrid aty ku prej kohësh ka një marrëveshje me Realin.
Së fundmi në skenë ka dalë edhe një emër nga Serie A. Sipas asaj që raporton L’Equipe, klubi që përmendet është Interi i Steven Zhang.