Nga Asllani e Gjimshiti te Tuçi e Laçi, lojtarët e Kombëtares marrin skenën e Champions League (SFIDAT)

Mbëmja e sotme në Champions League do të jetë mjaft spektakolare, ku 9 ndeshje do të luhen në 2 orere të ndryshme. Në fushë do të zbresin edhe disa nga lojtarët e Kombëtares shqiptare, të cilët do të marrin skenën në këtë kompeticion.

Gjithçka mbrëmjen e sotme do të startojë me duelet mes Club Brugge – Aston Villa dhe Shakhtar Donetsk – Young Boys. Ndërkohë në orën 21:00 në fushë do të zbresin ekipet e Asllanit, Gjimshitit, Laçit dhe Tucit.

Bayern Munich do të presë në shtëpi Benfican, ndërsa Barcelona luan në Serbi kundër Crvena zvezda. Interi i Asllanit pret në shtëpi Arsenalin, ndërsa interesante janë edhe sfidat mes PSG-Atletico Madrid dhe Feyenoord – Salzburg.

Ndërkohë vëmendja e tifozëve shqiptarë sigurisht do të jetë edhe te Sparta e Pragës e Laçit dhe Tucit, të cilët sfidohen me Brest, ndërsa Atalanta e kapiten Gjimshitit ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Stuttgart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top