Naim Kryeziu (Roma), Lorik Cana (Lacio), Thomas Strakosha (Lacio), Elseid Hysaj (Napoli) dhe Kristjan Asllani (Inter), janë katër futbollistët shqiptarë që kanë fituar trofeun e Kupës së Italisë.
Pavarësisht minutazhit të pakët në këtë sezon, për Kristjan Asllanin, ky trofe e bën mesfushorin e talentuar 21-vjeçar një nga 5 lojtarët e vetëm shqiptarë, që e kanë provuar shijen e Kupës së dytë më të rëndësishme në futbollin italian, pas Serisë A.
Gjithsesi e ardhmja e Asllanit, në sezonet në vijim pritet të jetë akoma dhe më e ndritur dhe pse jo të shoqërohet me trofe të tjerë të rëndësishëm.