Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët më të spikatur të kësaj jave dhe notat e tyre.
Vendin e parë e mban Endri Çekiçi. Mesfushori shqiptar dhuroi një asist në fitoren e Pendikspor përballë Istanbulsporit dhe gjithashtu bëri një performancë tejet pozitive, duke u vlerësuar me notën 8.7.
Vendin e dytë e mban futbollistja e Kombëtares së femrave, Alma Hilaj. Ajo u vlerësua me notën 7.5 në fitoren që ekipi i saj Komo arriti përballë Interit.
Pas saj renditen Eduart Rroca dhe Kleis Bozhanaj me notën 7.4, ndërsa vendin e pestë e mban Sokol Cikalleshi me notën 7.3.