Armando Broja u rikthye si protagonist me fanellën e Çelsit, teksa gjeti rrugën e rrjetës, në derbin ndaj Fulhemit, që përfundoi me rezultatin 0-2.
Ylli shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë, teksa qëndroi në fushë 65 minuta. Në fund të sfidës Broja u vlerësua me notën 7.2 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që fitoi 7 nga 10 duelet e kundërshtarin.
Ai gjithashtu realizoi edh 3 nga 4 driblimet e sakta, si dhe e preku 29 herë topin gjatë kohës që ishte në fushë. Ndërkohë për sa i përket goditjeve, shqiptari realizoi 2 një në kuadrat dhe një jashtë saj.