Marko Arnautoviç thoshte që kishte ende për t’i dhënë Interit. Ishte qershor dhe ai përgatitej për Europianin me Austrinë dhe po përjetonte një verë me 2 fytyra. Ishte njeriu gol dhe kapiten i kombëtares, ndërsa me Interin një alternativë e dyshes sulmuese TU-LA, ku arriti të shënonte 7 gola në 35 ndeshje.
E ardhmja e tij ishte në pikëpyetje pas rikthimit 14 vite më vonë. Sot që flasim Arnautoviç është një armë shtesë për Interin. Goli që shënoi kundër Cervena Zvezdës është një tregues i qartë. Inzagi mund të ketë në duart e tij një poker asash në sulm, sepse të gjithë kanë gjetur rrugën e rrjetës në këtë fillim sezoni mes kampionatit dhe Champions-it.
Të gjithë janë të përfshirë në këtë projekt, edhe Marko që është parakaluar në hierarki nga Taremi. Por sigurisht që edhe ai është i ringjallur nga konkurrenca. Jeta e tretë me fanellën zikaltër mund të fillojë nga këtu.
SHPIRT- Golin e parë të këtij sezoni e shënoi pikërisht në portën ku kishte shënuar për herë të fundit në se e kaluar. Bëhet fjalë për ndeshjen e parë kundër Atletikos së Madridit. Por më shumë sesa goli, në mendjen e tifozëve zikaltër mbetën ato raste të shpërdoruara prej tij me portën thuajse të boshatisur. Për këtë arsye, të martën në mbrëmje kishte disa që e vërshëllyen. Por Marko vazhdoi drejt në rrugën e tij duke shënuar shumë shpejt, por ishte në pozicion të parregullt. Pastaj dha një pasim perfekt për Mkitarianin dhe në fund gjeti rrugën e rrjetës.
Vrapoi menjëherë drejt tifozëve për të festuar me ta. Duket se çështja u mbyll, nuk është më. Sepse në rastin e parë si titullar, Arnautoviç u duk një tjetër lojtar. Në shpirt dhe në fizik. Kërkoi që të sakrifikohej për skuadrën duke bërë edhe një kthim 60 metra për të ekzaltuar 56 mijë tifozët e pranishëm në “Meazza”. Inzagi e vlerësoi maksimalisht ndeshjen e tij.
“Është duke u stërvitur mirë dhe unë e dija këtu”, tha trajneri. Edhe shokët e skuadrës, nga Çalhanoglu te Turam e komplimentuar në rrjetet sociale. Një vlerësim i madh për të. Austriaku në dhomat e zhveshjes është një personazh që e duan shumë dhe ndihmoi shumë për të mbajtur të bashkuar grupin për fitoren e yllit të dytë në kampionat. Tani këmbët duket se funksionojnë më mirë dhe shënjestra është përmirësuar. Arnautoviç mund ta thotë me krenari: Po, tek Interi kam ende shumë për të bërë.
PANORAMASPORT.AL