Nga Real Madrid te CR7 e Iniesta, bota e futbollit i përulet Nadalit

Pas njoftimit të mbylljes së karrierës nga Rafael Nadal, ka patur reagime të shumta nga bota e futbollit, duke iu përulur tenistit legjendar spanjoll.

REAL MADRID – Rafael Nadal njihet si një tifoz i zjarrtë i Real Madridit, ndërsa pas lajmit për mbylljen e karrierës në tenisin profesionit nuk mund të mungonte edhe reagimi i gjigantëve të futbollit. Me anë të një publikimi në faqen e klubit, presidenti Florentino Perez dhe Bordi i Drejtorëve shprehin admirimin dhe dashurinë e tyre për një nga legjendat më të mëdha të sportit spanjoll dhe atij botëror të të gjitha kohërave.

“Për ne dhe për të gjithë madrilenët, është dhe do të jetë gjithmonë një çështje krenarie që një legjendë si Rafa Nadal përfaqëson klubin tonë si një anëtar nderi i Real Madridit”, shkruajnë “Los Blancos”. Ndërsa presidenti Florentino Perez, shprehet: “Rafa Nadal është gjithashtu një burim krenarie për vendin tonë dhe është një shembull i vlerave thelbësore të sportit, me të cilat ai ka krijuar të gjithë karrierën e tij të jashtëzakonshme”.

KRISTIANO RONALDO – Ylli portugez i futbollit ka lënë një koment emocionues në postimin që Rafael Nadal bëri në “Instagram” për tërheqjen nga tenisi: “Rafa, çfarë karriere të pabesueshme keni pasur! Përkushtimi juaj, pasioni dhe talenti i jashtëzakonshëm kanë frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën. Ka qenë një nder të dëshmoj udhëtimin tënd dhe të kem mundësi të të quaj shok! Urime për një karrierë të mrekullueshme”, shkruan CR7.

IKER KASIJAS – Ish-portieri i Spanjës dhe Real Madridit, Iker Kasijas, ka reaguar gjithashtu menjëherë Rafael Nadalin: “Faleminderit shumë për të gjitha gëzimet që na ke dhënë gjatë gjithë këtyre viteve Rafael Nadal. Ti je një shok shembullor, një profesionist i madh dhe një njeri i madh. Tani është koha për të pushuar dhe për të shijuar të gjitha triumfet”, shprehet Kasijas.

ANDRES INIESTA – “Urime për karrierën tuaj spektakolare dhe për trashëgiminë që keni lënë pas. Jeni një shembull në çdo kuptim”, shkruan Andrea Iniesta për Rafael Nadalit. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë edhe vetë legjenda e Spanjës dhe e Barcelonës, Andres Iniesta, gjithashtu i dha lamtumirën futbollin.

ZHOZE MURINJO – “Kam luajtur me ty shumë ndeshje, kam luftuar me ty për shumë pikë dhe shumë fitore. Do të më mungosh legjendë, shumë komplimente për këtë histori fantastike”, ishte mesazhi special i trajnerit Zhoze Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top