Nga Redon Xhixha, Nedim Bajrami dhe shqiptarët e Besiktas, mësoni sfidat e sotme të Europa League

Ditën e sotme të luhet ndeshjet e vlefshme për raundin e 3-të të Europa League. Plot 16 sfida do të luhen ditën e sotme, duke nisur nga ora 18:45.

Pikërisht në këtë orë, Roma do të luajë në shtëpi kundër Dinamos së Kievit, ndërsa Frankfurt përballet me RFS. Në krahun tjetër, Ferencvaors luan me Nice dhe Maccabi Tel Aviv me Real Sociedad. Gjithashtu në këtë orë luan dhe Qarabag i Redon Xhixhës kundër Ajax, si dhe Midtjylland – Royalle Union SG dhe PAOK – Plzen .

Në orën 21:00 në fushë do të kemi më shumë shqiptarë. Nedim Bajrami dhe Rangers i tij do të zbresin në fushë për tu përballë me Steauan e Bukureshtit. Ndërkohë që shqiptarët e Besiktas, Muçi dhe Rashica luajnë në transfertë kundër ekipit të Lyon.

Në sfidat e tjera, Fenerbace përballet me Manchester United, ndërsa Porto me Hoffenheim. Gjitashtu në këtë orë luhen Anderlecht – Ludogorets, Athletic Bilbao – Slavia e Pragës, Malmo – Olympiacos- Tottenham – AZ Alkmaar dhe Twente Lazio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top