Shqipëria ka shkuar në Euro 2024 me një paraqitje bindëse në kualifikueset e këtij turneu, duke qenë protagoniste që nga ndeshjet e muajit qershor e më tutje. Një paraqitje e cila ka parë si protagonistë 25 futbollistë kuqezi në këtë rrugetim pasi aq ka qenë numri i lojtarëve që kanë zbritur në fushën e lojës në 7 ndeshjet e luajtura deri tani duke siguruar biletën për në Gjermani.
Silvinjo ka krijuar një formacion “tip” me atë që shumëkush e cilëson si grupin e të paprekshmëve, ku janë emra si Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Ramadani, Asllani apo Asani, sa për të përmendur disa.
Por gjatë këtij rrugëtimi ka pasur edhe nga ata që janë aktivizuar më rrallë, edhe vetëm pak minuta në fund si Sadiku në ndeshjen ndaj ishujve Faroe, por që kanë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në ndeshje të veçanta ndaj cilësohen pjesë e këtij triumfi kuqezi.
FUTBOLLISTËT E AKTIVIZUAR NË KUALIFIKUESE
Portierë: Berisha, Strakosha
Mbrojtës: Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Kumbulla, Mihaj, Balliu, Ajeti
Mesfushorë: Ramadani, Bajrami, Asllani, Gjasula, Bare, Mehmeti, Laçi
Sulmues: Cikalleshi, Seferi, Asani, Uzuni, Daku, Muja, Muçi, Sadiku