“Ngërçi” për të krijuar raste, Bajrami ‘mesazh’ trajnerit: Daku ishte i vetëm, unë duhet të isha pas tij

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë nga Çekia, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, përfundoi 2-0 në favor të çekëve. Pas kësaj sfide ka folur mesfushori tetovar, Nedim Bajrami.

“I patëm rastet gjysmë raste. Por kështu është futbolli, nëse nuk shënon e pëson. Kemi ndeshjen me Gjeorgjinë të cilët humbën gjithashtu. Do të shohim, të vazhdojmë. Për mua nuk ka problem pozicioni. Nuk më intereson në krah apo 10.

 Unë jap maksimumin, por Daku ka pasur problem pasi nuk e ndihmonte kush për topin e dytë. Unë si 10 mund të isha më afër Dakut, pasi vetëm e ka pasur të vështirë. Të isha aty do e kisha ndihmuar më shumë, por Daku provoi të bënte mirë. Të provojmë tashmë në ndeshjen me Gjeorgjinë.

A do ndryshojë pozicioni im? Unë ndeshjen e nis gjithmonë në krah, teksa Mitaj me Asllanin kanë rotacione. Në minutat e fundit luajti si 10, por nuk ka rëndësi pasi mundohem të ndihmoj ekipin sa herë më jepet shansi”, tha Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top