Ngjan edhe kjo

Juventusi pësoi një sulm nga hackerat në llogaritë e rrjeteve sociale, duke bërë lëmsh tifozët me zyrtarizimin e Arda Guler nga Real Madrid.

Sipas postimit një nga yjet e ardhshëm të futbollit evropian do ishte pjesë e familjes së Juventusit dhe se janë gati të bëjnë histori së bashku.

“Mirë se erdhe në Juventus, Arda Güler! Ylli i ardhshëm i futbollit evropian është pjesë e familjes Juventus. Jemi gati të bëjmë histori së bashku”, kanë shkruar ata në llogarinë zyrtare në ‘X’ të ‘Zonjës së Vjetër’.

Por klubi bardhezi ka reaguar duke njoftuar se llogaria e Juventusit në gjuhën angleze është hakuar dhe se nuk ka asgjë të vërtet për ardhjen e turkut në Torino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top