Mesa duket Cristiano Ronaldo nuk ka pasur një fillim të mbarë të aventurës së tij në Arabinë Saudite, duke përjashtuar miqësoren ndaj PSG-së, ku arriti të shënojë dy gola dhe kënaqur sauditët.
Në dy paraqitjet e para nën fanellën e Al Nassr ai nuk ka pasur një rol vendimtar, ashtu siç pritej. Madje skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite, duke humbur 1-3 ndaj Al Ittihad.
Drejtorët e klubit pas këtyre paraqitjeve kanë shpërthyer në mërzinë e tyre.
“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton biznesmeni Sauditi.
Në video, ai është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos teksa imiton festën e tij të famshme.