Një lojtar mban “peng” Partizanin e një tjetër rikthehet, Veselinovic përgatit planin anti-Vllaznia

Partizani do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Vllaznisë supersfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 19:30.

Pano Qirko rrezikon që të jetë jashtë edhe në këtë ndeshje. Portieri nuk është rikuperuar ende dhe vendin e tij pritet ta marrë Alban Hoxha. Por Partizani i gëzohet një rikthimi. Andi Hadroj do të jetë gati për këtë sfidë dhe me shumë mundësi titullar.

Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit, Osmanllari dhe Mehmeti kanë pasur probleme fizike. Megjithatë të dy këta lojtarë janë të gatshëm për trajnerin Veselinovic që ka përgatitur planin anti-Vllaznia.

FORMACIONI I MUNDSHËM I PARTIZANIT:

Partizani: Hoxha: Hadroj – Sembene – Preka – Bytyçi: Mehmeti – Ismaili – Rrapaj: Zeka – Cara – Mba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top