rmal Mamaqi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, iu kërkua nga Romeo dhe Donaldi të merrte në telefon Ilir Shaqirin. Fillimisht balerini nuk u përgjigj, ndërsa pak sekonda më pas Donaldi e mori në telefon dhe Iliri iu përgjigj.
“Ma la HOT-in thatë”, tha Iliri kur u pyet se pse nuk ia hapi telefonin.
Pas pyetjes nëse i ka propozuar për të qenë aktor tek seriali, Iliri këmbënguli duke thënë sërish duke qeshur: “Ma la ‘HOT-in’ thatë”.
Iliri pyeti Donaldin nëse do marrë dhe ai pjesë tek seriali, ndërsa moderatori u përgjigj: “Po pret një aktor më të mirë se në të dy më duket?”
“Kush është ky?”, pyet Donaldi?
“Luizi, Luizi”, u përgjigj Ermali, ndërsa dy moderatorët reaguan të habitur.
Donadi i propozoi që të dy të luftojnë që ai mos marrë pjesë tek seriali.