Një tjetër sulmues si Lukaku dështon për të shënuar përballë Ardian Ismajlit, por Napoli fiton me penallti kundër Empolit

Në ditën e sotme Napoli ka fituar në transfertë përballë Empolit në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Kvarastkelia. Në minutën e 63 të takimit, futbollisti i ekipit të Contes shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte njëkohësisht goli i parë që Empoli ka pësuar në këtë sezon në shtëpi. Sa i përket Ardian Ismajlit, mbrojtësi shqiptar ka bërë një tjetër paraqitje të mirë. Futbollisti i Kombëtares arriti që të ndalë Lukakun, duke mos i dhënë kënaqësinë e golit këtij të fundit. Kjo është e disata herë radhazi që sulmuesi kryesor i ekipit kundërshtar dështon të shënojë përballë Ismajlit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top