Luiz Ejlli është bërë shënjestra kryesor e Qetsor Ferunajt që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ish-fituesi i Big Brother Albania është zotuar të thyer rekord duke e fituar edicionin e dytë të BBVA, por edhe atë të tretin.
Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luizin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm.SHIH VIDEON
“Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je”, i ka thënë këngëtari, derisa Qetsori ia ka kthyer se do të provojë shumë gjëra, ndërsa Ejlli i ka uruar sukses. “Unë do të thyej rekordin e Big Brotherave, do të fitoj dyshin, do të fitoj treshin…”, ka theksuar Qetsori.
“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i bart valixhet”, i është kundërpërgjigjur Luizi.
Qetsori e quajti Luizin “të përkëdhelur”, ndërsa shtoi se ai nuk ka arritur asgjë vetë në 37 vjet, po është mbështetur nga “shoqëria.” Në fund ai i përmendi Luizit edhe Kiarën, duke i thënë që ta pyesë e të marrë informacione nga partnerja e tij për të. Kujtojmë se vetë Kiara ka shprehur më herët se njihet me Qetsorin nga jashtë, pasi ka punuar me të
Luizi: Çfarë kam unë për 37 vjet, ti nuk i bën për 370 vjet. Çfarë, më duhet mua për ty? Unë marr informacion për njerëzit që më intersojnë, ty nuk të llogaris fare. Bëhu gati, hajde në “Big Brother 3”.