Bajern Mynih nuk ka pësuar gol në tri ndeshje radhazi. Kjo u arrit për herë të fundit 4.5 vjet më parë. Në fitoren 3-0 kundër Union Berlin, Manuel Neuer mbeti pothuajse “i papunë”.Pavarësisht përqindjes së ulët goditjeve të pritura këtë sezon, 38- vjeçari nuk është i impresionuar nga kritikat: “Nuk u mërzita fare me kritikat. Është gjithmonë një çështje e cilësisë së goditjeve në golat që pranuam”, theksoi Nojer pas ndeshjes në zonën mikse.
Kapiteni e sheh veten “në formë të mirë”. Manuel është i sigurt në vetvete: “Statistikat nuk i llogaris fare”, tha Nojer. Pas tri fitoreve radhazi në Bundesligë dhe në Kupë, pa pësuar gol, Bajern dëshiron të zgjasë më tej serinë pa pësuar gol: “Mezi presim ndeshjen kundër Benfikës. Ne duam t’u tregojmë tifozëve tanë se mund t’u rikthehemi fitoreve në Champions”, e mbylli kapiteni i klubit më të titullar në Gjermani.
PANORAMASPORT.AL