“Normalisht duhet të kishim humbur”, trajneri flet pasi ndali PSG-në: Kam parë shumë ndeshje kur ekipi më i mirë nuk ka fituar dot

PSV-ja ka marrë një rezultat befasues mbrëmjen e sotme. Holandezët kanë ndalur PSG-në në një barazim 1-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Champions League-s. Trajneri i PSV-së ka thënë në konferencë për shtyp se normalisht, në një përballje të tillë kundër një ekipi si PSG-ja, do të duhej që të kishim humbur. Bosz-i ka pranuar vështirësitë e mëdha që hasi në këtë ndeshje, duke iu gëzuar pikës së fituar mbrëmjen e sotme.

“Normalisht duhet të kishim humbur. Por kam parë shumë ndeshje ku ekipi më i mirë nuk ka fituar dot. Ia dolëm të merrnim një rezultat pozitiv në Paris, gjë që nuk është aspak e lehtë. Kishim një pjesë të parë të mirë, por hasëm vështirësi në të dytën. Të luash ndaj PSG-së me 4 ose 5 titullarë që mungonin ishte një mision shumë i ndërlikuar”, ka deklaruar Peter Bosz-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top