Kombëtarja shqiptare ka reaguar pas humbjes ndaj Republikës Çeke në Pragë dy ditë më parë. Kuqezinjtë kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Gjeorgjisë. Sfida e zhvilluar në Tbilisi, përfundoi 0-1 në favor të Shqipërisë.
Një ndeshje pothuajse perfekte nga të gjithë lojtarët kuqezi, të cilët ishin shumë të motivuar duke treguar grintë dhe shpirtë gare në fushën e lojës. Diçka e tillë është vlerësuar edhe nga “SofaScore” me kuqezinjtë që kanë marrë nota mjaft pozitive.
Sigurisht “Lojtari i Ndeshjes” ishte Kristjan Asllani me notën 8.4, teksa pas tij vijnë Strakosha dhe Ardian Ismajli me të njëjtën notë, atë 7.4.
Teksa me notën më të dobët janë vlerësuar Ylber Ramadani dhe Mirlind Daku (6.5) me këtë të fundit për shkak të minutave të pakta që kishte në dispozicion.
NOTAT:
Thomas Strakosha – 7.4
Ivan Balliu – 7
Ardian Ismajli – 7.4
Arlind Ajeti – 7.2
Mario Mitaj – 7.3
Ylber Ramadani – 6.5
Kristjan Asllani – 8.4
Jasir Asani – 6.9
Qazim Laçi – 6.9
Nedim Bajrami – 6.9
Indrit Tuci – 7.1
Mirlind Daku – 6.5
Taulant Seferi – 6.6