“Nuk di çfarë emri t’i vë humbjes së sotme”, Shkëmbi pas Klasikes: Sfida e sotme dhe ajo e Ballshit nga më të këqijat për mua

Tirana u mund nga Vlaznia në ndeshjen si pritës në Lushnje me rezultat 3-4. Bledi Shkëmbi ishte i pakënaqur me nivelin e mbrojtjes së skuadrës dhe pavëmendjen e sa. Në intervistën e pas ndeshjes trajneri i bardhebluve është i habitur me paraqitjet individuale të lojtarëve si dhe fajëson fushën si homologu i tij. Ndeshjet në Ballsh dhe kjo në Lushnje janë 2 më të këqijat sipas tij në drejtimin e Tiranës.

“Fillimi i lojës i papërqendruar, bëmë start shumë të dobët. Linja e mbrojtjes nuk ishte e vëmendshme. Hymë shumë në ritmin e lojës. Nuk di çfarë t’i vë emrin. Kemi punuar në stërvitje, por individualisht nuk performojmë. Ishim ndryshe si ekip në pjesën e dyutë, por duhet të luajmë konstant e jo të shënojmë sa për të zbutur goladën e kundërshtarit.

ustifikime mund të gjesh sa të duash, si për shembull fusha e stadium në gjendje të mjerë. Reagimi ynë ishte i sforcuar. Pjesa e parë me Bylisin dhe kjo e stomja, 2 lojërat më të këqija që kemi bërë deri tani”, u shpreh Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top