Nuk do të jetë përballë Uzunit, trajneri: Mungesa e Bares na kushtëzon, është lojtar ndryshe dhe me ritëm

Keidi Bare nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e nesërme kundër Granadës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Real Zaragozës në konferencën e sotme për shtyp. Viktor Fernandezi ka vlerësuar Baren si një element të rëndësishëm të ekipit të tij, por i kërkon lojtarëve që të fitojnë pa të në të njëjtën mënyrë siç bënë kundër Levantes.

“Mungesa e Keidit na kushtëzon, sepse ai është një lojtar ndryshe dhe me ritëm. Ne kemi fituar edhe pa Keidi Baren kundër Levantes, një nga më të mirët, dhe duhet ta bëjmë kundër Granadës. Ai është një lojtar agresiv dhe me kriter. Edhe pa të, ne ishim në gjendje të fitonim”, ka deklaruar Viktor Fernandezi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top