Banorët e Big Brother VIP Albania kanë biseduar rreth eksperiencave të tyre personale. Pyetja ka qenë se kur e kanë dhënë puthjen e parë.
Por, përgjigjja e Luizit nuk mbeti vetëm me puthje, ai rrëfeu edhe më shumë duke treguar edhe moshën se kur ka humbur vĩrgjërĩnë.
Luizi tha se puthjen e parë e ka dhënë në moshën 14 vjeçare e po aty edhe e ka humbur vĩrgjërĩnë me një vajzë maturante,
teksa banorët tjerë e pritën të tronditur këtë përgjigje të tij. “Më vinte turp për gjithçka, nuk e kisha marrë vetën tre ditë”, u shpreh Luizi ndër të tjera.
Këngëtari Luiz Ejlli u bë një prej personave më të komentuar në media rozë dhe rrjete sociale që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.Me një karrierë të suksesshme vite më parë, Luizi arriti që sërish të bëhet një personazh i dashur pavarësisht tërheqjes nga skena prej vitesh.
Por, krahas protagonizmit dhe lojës në shtëpinë e famshme, Ejlli po bën shumë edhe për moderatoren, Kiara Tito për të cilën shprehu pëlqim që në ditët e para dhe tashmë ka arritur ta fitoj zemrën e saj.