“Nuk është e lehtë të krijosh 4 raste për gol në Ballsh”, Moriero: Kur nuk fiton dot, të paktën shmang humbjen

Trajneri i Laçit ka folur në postndeshje të sfidës Bylis-Laçi për mikrofonin e RTSH. Tekniku italian është shprehur mbi rrjedhjen që mori takimi i mesditës së sotme mbyllur në 0-0 për javën e 12-të. Francesco Moriero sheh të paktën 1 pikë nga ky angazhim, që është më mirë se një humbje në një transfertë të vështirë tradicionalisht si ajo e qytetit të Ballshit.

“Kemi bërë çdo gjë që të fitojmë sot, lamë zemrën në fushë. Jam i paraqitur me lojën dhe djemtë po rriten dita-ditës e kjo më kënaq si trajner. I komplimentoj çunat për takimin. Skuadra kishte distancat e duhura, kishte ekuilibër në fushë dhe trajneri fillon bënë ndërrime kur gjërat nuk shkojnë mirë. Çdokush që futet qoftë edhe 5 minuta duhet të japë maksimumin. Është një skuadër që preson për 90 minuta. Jemi duke u rritur dhe sot kishim 4 raste për gol, si asnjëherë tjetër. Në futboll dihet që kur nuk fiton dot, të paktën shamng humbjen. Kemi futbollistë të rinj që po bëjnë maksimumin dhe deri dje nuk njiheshin. Në aspektin fizik kemi bërë shumë mirë. Nuk është gjë e lehtë të krijosh 4 ose 5 raste për gol këtu në Ballsh. Kemi qenë shumë të zotë kundër Bylisit. Kam lojtarë me eksperiencë në gjirin tim. E xhiroj shiritin e kapitenit, sepse të gjithë duhet të jenë kapiten të vetes së vetë. Kam 3 deri në 4 lojtarë që e bëjnë kapitenin si lider.”, u shpreh Moriero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top