“Nuk është gati për futboll”! Trajneri i Everton jep lajmin e keq për Shqipërinë, mungon Armando Broja: Është më i mirë sesa e mendojnë njerëzit

Armando Broja pret ende që të rikthehet nga dëmtimi i pësuar. Në raportimet e para u tha se sulmuesi shqiptar do të ishte gati në javët e para të nëntorit, megjithatë duhet të presim ende për të parë Brojën në fushën e blertë. Trajneri i Everton, Dyche, ka deklaruar se do të duhen edhe disa javë për ta parë këtë lojtar në fushën e blertë. Kjo nënkupton qartësisht se në listën e nëntorit, nuk do të përfshihet Armando Broja.

“E kemi parë Brojën duke vrapuar, por nuk është gati për kapacitetin e futbollit. E njoh pak Brojën, kemi luajtur kundër tij dhe e kam parë duke luajtur.Ka lëvizje shumë të mirë, teknikë shumë të mirë dhe është shumë më i mirë sesa njerëzit e mendojnë.  Dua që Broja të kënaqet duke veshur fanellën e Everton, por në fillim duhet të fitojë vendin dhe ai është gati për ta bërë këtë.  Do të mungojë edhe për disa javë, është e sigurt. Por duket mirë tani, edhe fizikisht është në gjendje të mirë, i duhen edhe disa seanca stërvitore për të qenë në kapacitetin e duhur për ndeshjet e futbollit”, tha trajneri i Everton. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top