Nuk ishte nata e tii, si rrallë herë Lionel Messi u zëvendësua në minutën e 37’të

Skuadra e Inter Miamit ka arritur një tjetër fitore në MLS, pasi mposhti 4-0 Toronton në stadiumin “DRV PNK”.

Por, shumë tifozë nuk e pëlqyen momentin kur Lionel Messi u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë, shkruan LIG Sport

Ylli argjentinas u largua nga loja në minutën e 37’të për shkak se ndjeu dhimbje në këmbën e tij. Ai u zëvendësua nga Taylor.

Në këtë ndeshje përveç Messit u largua për shkak të lëndimit edhe Jordi Alba, madje spanjolli dul nga loja në minutën e 35’të.

Golat për Inter Miamin i realizuan: Taylor (2), Farias dhe Cremaschi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top