Prime i Big Brother VIP Albania, nuk ka filluar si herëve të tjera.
Kjo për shkak të sulmit që ndodhi ndaj “Top Channel”, nga i cili mbeti i vdekur një punonjës.
Pas kësaj, ka reaguar edhe ish-banorja Kiara Tito, përmes rrjetit social Instagram.
“Sonte as unë e as ish-banorë të tjerë të Big Brother nuk jemi në studio, ama edhe pse jo fizikisht unë do të jem duke mbështetur me zemër Luizin”, ka shkruar Kiara.