Më 25 nëntor të vitit 2020, Diego Armando Maradona humbi jetën për shkak të një arresti kardiak, duke hidhëruar miliona fansa në mbarë botën. Ndërkohë, llogaria e “Facebook” gjatë gjithë kohës është menaxhuar nga familjarët e legjendës së futbollit.
Gjithsesi, mësohet se kjo llogari ka rënë në dorën e gabuar, pasi është vjedhur nga hakerat rusë, që kanë arritur të filtrojnë dhe të ndërhyjnë në këtë llogari, ku mes ndryshimeve të shumta, ata kanë postuar edhe një tekst shokues, që për disa momente i ka lënë të gjithë të shokuar.
“E dini që ju mashtrova për vdekjen time? Unë nuk kam vdekur, por ju kam mashtruar”, shkruhet në profilin e tij. Ndërkohë ka edhe shumë postime të tjera, të cilat menjëherë kanë marrë reagime nga ndjekësit, teksa postimi i fundit real i përket pak ditëve më parë, kur me anë të llogarisë së Maradonës, jepet një urim për Kombëtaren U-20 të Argjentinës para Botërorit.