Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur në konferencë për shtyp para mediave në fund të ndeshjes së humbur me shifrat 2-1 ndaj Italisë.
“Skuadrat e dinin që kanë një rrugë të vetme, që duhet vetëm të fitojnë se është një grup i vështirë. Ata e kanë lëvizur topin shumë shpejt, ishte me të vërtetë për të ardhur keq që nuk kemi mundur t’i rezistonim kësaj. Siç e thashë, nuk është e lehtë se ka pasur edhe gjëra të mira, por po të mos pësonim të dytin do të kishte qenë një ndeshje e mirë për ne.
Natyrisht jam i zhgënjyer për rezultatin, por si trajner unë dua të falënderoj të gjithë shqiptarët në tribuna që kanë qenë të mrekullueshëm.
Nuk ka qenë e lehtë, është hera e dytë që jemi në Europian. Kemi shumë të rinj, por nuk është e lehtë, duhet që të luajmë në shumë kompeticione, ne Europianë, në Kupën e Botës dhe të kemi përvojë më të mirë. Shumë gjëra i bëjmë siç duhet, por 45 minutat e para kanë qenë të vështira. Kemi pasur përballë një kundërshtar shumë të fortë që dëshiron të fitojë kompeticionin, me lojtarë të nivelit të lartë. Megjithatë kemi qenë në lojë deri në fund, deri në dy minutat e fundit kemi patur mundësinë për të barazuar. Por fatkeqësisht nuk e kemi arritur të bëjmë këtë gjë. Kjo është mënyra se si mbaroi ndeshja, Italia është një skuadër e mirë.
Kompeticioni ka filluar, janë luajtur 3-4 ndeshje. Unë kam një skuadër e cila ka kaluar nëpër shumë gjëra, nuk është e lehtë, por duhet që të sjellim lojën te kundërshtari, ndaj duhet të bëhemi agresivë. Kemi tentuar që të ndalojmë lojtarët, si janë Barela e të tjerë që kanë sulmuar.
Manaj ka luajtur mirë, por kishin mbetur vetëm 25 minuta në fund, ne kemi tentuar që të ndjekim Italinë për 45 minuta. Por ai është një shënues i mirë, është shumë i mirë pranë portës. Ka bërë më të mirën. Kishte atë rastin që imagjinonim se do të kishte por topi nuk shkoi brenda. Ndoshta duhet të mendojmë për lojën e radhës, duhet të shoh përsëri ndeshjen, që të baraspeshoj gjërat dhe të jemi të përgatitur përballë Kroacisë