Ore vetëm neve apo edhe juve ju bën përshtypje qetësia e Robert Aliajt?! Duke e njohur mirë Bertin kjo qetësi është paksa e “frikshme” , pas vështirësisë me të cilën u përballë Kristi djali i tij me hyrjen në Big Brother të Sabianit babait të Kejsit.
Asnjë postim, asnjë story nuk ka bërë Roberti në lidhje me këtë situatë të sikletshme, edhe pse gjithë shqiptarët kanë shkuar dje në profilin e tij duke i bërë ”follow” dhe duke i kërkuar që të bëhet edhe ai pjesë e shtëpisë.
Me sa duket Roberti e ka lënë Kristin të përballet vetë me vështirësitë që i duhet të kalojë, duke mos dashur të bëjë avokatin mbrojtës nga jashtë (dhe aq më pak brenda).
Roberti e di mirë që nëse ai futet brenda shtëpisë atëherë Kristi del automatikisht jashtë, pasi shpesh e kanë cilësuar si kopjen e tij dhe në këtë pikë do të ishte Roberti ai që do të merrte vëmendjen e tij.
Por jo vetëm kaq Roberti nuk është ai prindi që e ruan nga fëmijën kur del me shokët dhe shoqet, nuk është ai prindi që i kontrollon sendet personale e aq më pak prindi që i kontrollon jetën brenda Big Brother.
Prindërit i japin fëmijës kudo me vete një “roje” që është edukata e që mesa duket ky term s’ka lidhje me Sabianin… (që nuk beson tek zgjedhjet e vajzës së tij qofshin ato edhe të gabuara)…