Pak ditë para se të futej në shtëpinë e BBV, Sabiani ka hequr nga ndjekësit në Instagram të bijën, Keisin. Kjo për shkak të gjendjes në të cilën ai ndodhej për historinë e dashurisë që e bija po krijonte me Kristin brenda shtëpisë.
Por mbrëmjen e të premtes, gjatë qendrimit në shtëpinë e BBV, Sabiani është përlotur kur është pyetur gjatë një loje të organizuar cila është gjëja më e çmendur që ka bërë.
“Kjo e fundit në Instagram, i bëra diçka para se të futesha. O Zot na ruaj mendt e kokës”, shprehet Sabiani teksa përlotet dhe shihet Keisi që bën një reagim të çuditshëm ku duket se nuk kupton asgjë nga ajo që ka ndodhur.
Gjatë mbrëmjes dedikuar vetëm djemve, Qetsori në një moment ka vendosur që të mos i përgjigjet pyetjes dhe ka kryer dënimin.Qetsori preferoi mos të thoshte emrin e ish-të dashurës së fundit dhe për këtë arsye zgjodhi dënimin, i cili ishte që të puthte në buzë një nga djemtë.
Ai zgjodhi Sabianin dhe ky i fundit nuk e pati problem dhe mes banorëve plasi e qeshura.Mbrëmë djemtë u janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme pikante të
realizuara nga Vëllai i Madh dhe vajzat kanë qenë aty duke i dëgjuar. Madje ato i komplimentuan djemtë për sinqeritetin dhe seriozitetin që e kishin marrë lojën.SHIH VIDEON