Oferta stratosferike ka arritur, Lautaro Martinez largohet nga Interi.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 28 gola dhe 11 asistime në 55 ndeshje të luajtura.
Falë paraqitjeve mbreslënëse Lautaro ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe Inter do ta ketë vështirë ta mbajë atë në skuadër.
Sipas Calcio Mercato, Bayerni i Mynihut synon transferimin e Lautaros në merkaton e verës dhe Bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e argjentinasit.
Bayerni është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe drejtuesit e kanë piketuar Lautaron si përforcimin ideal. Inter vështirë se do ta refuzojë një ofertë të tillë.