Është konfirmuar dhe më parë se Federico Chiesa nuk është i paprekshëm në klubin e Juventusit.
Bardhezinjtë do të ishin të gatshëm të shesin shërbimet e sulmuesit italian në rast se vjen një ofertë e mirë për të.
Kohëve të fundit, Aston Villa ka qenë një ndër klubet e interesuara për të pasur në skuadër sezonin e ardhshëm sulmuesin 25-vjeçar.
Siç raporton “Sportmediaset”, klubi anglez ka arritur tashmë të bëjë një ofertë të mundshme për ish-lojtarin e Fiorentinës.
Thuhet se Aston Villa tashmë ka bërë një ofertë në drejtim të Juventusit me një shumë prej 70 milionë euro për shërbimet e Federico Chiesës.
Duket se kjo ofertë po bind më tepër bardhezinjtë për të lënë të lirë të largohet sulmuesin italian.
Nga ana tjetër, ky i fundit nuk është aspak dakord për të vazhduar karrierën në një skuadër si Aston Villa.