Olta bëhet tapë pas Prime-t, nuk përmbahet fare: Na çau b****! Do iki në Bali s’më plas fare për Luizin dhe Kiarën

Olta Gixhari duket se e ka tepruar me alkoolin pas spektaklit të mbrëmjes së shkuar. Në një moment teksa qëndronte në suitë me Dean, kjo e fundit i puthi këmbën ndërsa Olta e puthi në buzë. Pranë tyre ishte dhe Keisi, e cila i tha: “Duhet të iki unë tani”, por vajzat e kaluan me të qeshur.

Më pas, teksa komentonin deklaratat e Luizit se do të linte shtëpinë, Olta tha se janë në një garë dhe s’ka pse bën paralajmërime të tilla.

“Le të rrijë me Kiarën tani se na çau b****. Na mërizti tani, Kiara Kiara. Tani jemi në një garë, çfarë ke që bën kështu? Okej rri se dal unë se nuk më plas fare, iki në Bali aty e s’më plas fare”, tha Olta.

Luizi komentoi nominimin e kësaj jave, ku publiku votoi 86 përqind që Olta dhe Kiara të dilnin “kokë më kokë” me njëra tjetrën.

Ai u shpreh se nëse publiku vendos të largojë Kiarën nga shtëpia, ai do bëjë gati valixhet dhe do largohet bashkë me të.

Luizi: Nëse del Kiara unë do bëj gati valixhet dhe do dal bashkë me të. Ky nominim është Olta përballë meje dhe Kiarës. Nëse mbështetësit e mi nuk votojnë për ne, atëherë unë do dal bashkë me Kiarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top