Gjatë javës u zhvillua për herë të dytë sfida me litar pasi e para solli shumë probleme, ku Ermiona vendosi të heq dorë dhe fitoi grupi i Oltës.
Si pasojë e kësaj në shtëpi shkoi zarfi i kuq që i dha të drejtë Oltës të dërgonte në nominim 3 banorë dhe ata ishin Bledi, Luiz dhe Kiara. Bledi vendosi të largohej me dëshirën e tij.
Në sfidën e dytë, banorët u ndanë sërish në dy grupe, ku fitues u shpall grupi i Evës, ku bënin pjesë Armaldo, Kristi, Keisi, Tani dhe Nita.
Të gjithë këta fituan imunitet për nesër. Ndërkohë grupi humbës me Ermionën, Oltën, Luizin, Beatin dhe Dean janë në rrezik për nesër.
Së pari Luizi dhe Olta janë direkt në nominim pasi thyen rregullin kryesor të lojës duke hequr litarin, por ata s’do të jenë të vetëm.
Të gjithë e dimë që në nominim kokë më kokë mes tyre Luizi fiton dhe Olta del, por produksioni ka një plan tjetër për të shpëtuar aktoren. Produksioni do i kërkojë lideres së re të shtëpisë që përvec Oltës dhe Luizit të shtojë edhe 1 banor të tjerë në nominim nga grupi humbës. Dhe mes Deas, Beatit dhe Kiarës, ajo do zgjedhe me 10000% siguri Dean sepse s’duron dot dhe do jetë pikërisht ajo që do lërë shtëpinë në një nominim tresh me Oltën dhe Luizin.