Orges Shehi u pezulluar krejt papritur nga detyra e tij e trajnerit.

Ndeshja me Republikën Çeke po afron dhe Silvinjo është i detyruar që këtë herë të bëjë ndyshime në qendër të mbrojtjes. Mungesa e Ardian Ismajlit është konfirmuar, teksa dëmtimi i pësuar te Empoli ia bën të pamundur grumbullimin me Kombëtaren. Lojtari shqiptar lë një boshllëk të madh në qendër të mbrojtjes, por Silvinjo e ka zgjidhjen në stol.

Arlind Ajeti është në dispozicion të trajnerit brazilian. 30-vjeçari ka një përvojë të ndritur me fanellën kuqezi. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu me Shqipërinë në rrugëtimin e saj në Euro 2016, aq sa mori edhe nofkën “Ministri i Mbrojtjes”. Ajeti ka gjetur sërish formën më të mirë fizike, duke qenë një titullar në formacionin e CFR Kluzhit në Rumani. Ndoshta ka ardhur koha të shkëlqejë sërish me Kombëtaren kuqezi, këtë herë në një ndeshje vendimtare që mund t’i japë Shqipërisë një tjetër Europian.

Back To Top