Muriqi rikthehet nga lëndimi – Gazeta Sportal
Vedat Muriqi rikthehet nga lëndimi! Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe Rayo Vallecanos, e vlefshme për xhiron e 10-të në La Liga. Nga minuta e parë për Mallorcan do të startojë Vedat Muriqi i cili rikthehet nga lëndimi dhe starton menjëherë. Në anën tjetër, për Rayo Vallecanon starton mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu.