Dëmtimi i Bremerit, Juventusi mund të rikthejë në Serinë A ish-mbrojtësin e Interit
Ish-mbrojtësi i Interit, Milan Shkrinjar është kthyer në objektivin e Juventusit për merkaton e janarit, kur bardhezinjtë do të kërkojnë një zëvendësues për të dëmtuarin Gleison Bremer. Qendërmbrojtësi brazilian pritet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj pasi pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e fundit të Champions-it kundër Lajpcigut javën e kaluar. […]