Paraqitje solide në tokën polake, talenti me origjinë nga Kosova “hidhërohet” ndaj ish-ekipit të Muçit

Bujar Pllana, lojtari me origjinë nga Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme takimin e radhës në Ekstraklasa, superliga polake. Ekipi i tij, Lechia Gdansk ka pësuar disfatë ndaj emrit më të njohur në Poloni, Legia Ëarszaë.

Difensori 22 vjeçar mban numrin 44 dhe u aktivizua ndaj ish-ekipit të Ernest Muçit për 76 minuta. Pllana luajti si qendërmbrojtës dhe u ndëshkua me një karton të verdhë. E preku topin gjithsej 65 herë me një përqindje saktësie pasimesh 90%. Nisi 11 topa të gjatë, pjesë e stilit të lojës së ekipit polak. Më së shumti talenti me gjak shqiptari vrapoi në anën e majtë të fushës, ndërsa daljet përpara nuk janë 1 pikë e fortë e tij. Të paktën fitoi 5 duele, 2 ajrore dhe 3 në përplasje.

Bujar Pllana ka luajtur me Prishtinën para se të transferohej në Europë. Ka provuar eksperiencën kroate te Slaven Belupo, ish-ekipi i Bruno Telushit dhe më pas është transferuar për në Poloni. Deri tani është aktivizuar javë pas jave në kampionatin polak, i cili është një kampionat fizik dhe me pjesëmarrje talentesh nga rajoni ballkanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top