Paraqitjet fantastike me Empolin, Ardian Ismajli vihet përkrah Yamal, Kanes dhe Leaos në 11-shen më të mirë

Ardian Ismajli padiksutim po luan ndeshjet më të mira në karrierën e tij futbollistike. Mbrojtësi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon me Empolin, ku lideri i prapavijës po bën paraqitje fantastike në Serie A në këto 7 javët e para.

Falë paraqitjeve të tij, Ismajli ka qenë thuajse çdo javë pjesë e formacionit më të mirë, duke u vendosur kështu përkrah yjeve të Serie A. Por jo vetëm kaq, pasi tashmë është zgjedhur  në 11-shen më të mirë të 5 ligave kryesore për këtë muaj

Kështu “ËhoScored” ka zgjedhur formacionin më të mirë dhe mbrojtësi kuqezi ka “zaptuar” vendin e tij në qendër të prapavijës. Pjesë e kësaj 11-she janë edhe Lamine Yamal, Harry Kane, Thoe Hernandez dhe Raffael Leao.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top