Edhe gjatë kësaj jave nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet në “Big brother vip”, disa prej të cilave u diskutuan mbrëmjen e sotme në Prime.
Një prej këtyre debateve ishte ai mes Jul Dedës dhe Egla Cenos, pasi kjo e fundit shpërtheu në lot dhe situata u përkeqësua.
Përplasja mes tyre filloi me një fjalë të Julit i cili i kishte thënë Eglës se do ta nxjerrë nga shtëpia, ndërsa kjo e fundit e agravoi debatin në ofendime si “idiot” dhe “pijanec” e më pas përfundoi sërish tek “brekët”.
E përsa i përket kësaj përplasje, një ironizim ka ardhur nga ana e fituesit të BBV1, Ilir Shaqiri, i cila ka bërë këto postime në InstaStory.
Një koment ironizues e ka bërë edhe opinionisti Arbër Hajdari i cili është shprehur:
“Ika në Amerikë, u ktheva nga Amerika dhe prapë në muhabet brekësh i gjeta këta të dy. Në ditën e dytë të spektaklit kemi shpjeguar se banorët, aktorët, gazetarët,,, të gjithë e dinë mirë se çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë në jetën publike. Por shtëpia e Big Brotherit është një shtëpi që për mendimin tim fillon nga zero, dhe banorët duhet të meritojnë respektin. Është e vështirë që të mbartin respektin për njëri-tjetrin nga jashtë.
Në shtëpi unë pash një klip 7 herë ku Egla i thotë Julit se ‘u indinjova sepse më tha që do të nxjerrë nga shtëpia’. Ndërkohë që ky është fokusi kryesor, nxjerrja e njëri-tjetrit nga Shtëpia. Ndërsa për bisedën e brekëve unë nuk kam koment. E kam dhënë një koment dhe kam pritur që një debat i diskutuar mes Eglës dhe Julit të ishte në një tjetër nivel. Në një nivel pak më lartë.”