Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë,
pas lajmeve se aktorja është dënuar me 6 muaj burg
, për falsifikimin e prokurës së vajzës së tyre.
Aleksandër Varfaj në një postim në Instagram shkruan se nuk do të jetë kurrë një baba i keq.
“Mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë”, shkruan ai.
Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove.
ZËRI ka zbuluar se dënimi i është konvertuar, pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, arsyeton se mund ta vuajë jashtë dënimin e saj.
Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, duke qene se kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën.
Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.