Partizani pas fitores me Skënderbeun kërkon një tjetër triumf ditën e nesërme. “Demat” do të presin në shtëpinë e tyre skuadrën e Teutës për të bërë llogaritë e javës së 12-të të Superiores.
Duel mjaft i rëndësishëm me Aleksandar Veselinovic që ka nisur të bëjë gati “kurthin” e radhës. Kështu për këtë sfidë do të ketë dy rikthime të rëndësishme. Altin Bytyçi dhe Arinaldo Rrapaj do të jenë të gatshëm pasi kanë shlyer pezullimet dhe ndaj durrsakëve do të rimarrin vendin e tyre në formacion.
Ndërkohë do të mungojë Adnard Mehmeti. Mesfushori nuk do të mund të kontribuojë për shkak se është i pezulluar, pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.
I vetmi dyshin për këtë përballje është Andi Hadroj. Mbrotësi ka shlyer pezullimin për shkak kartonësh, por ka shfaqur disa probleme të cilat e mbajnë në ankth” Veselinovic për duelin ke durrsakët.