Pasi i hapi llogarinë e “GoFundMe”, e motra i merr edhe Instagramin tani Luizit

Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e medieve rozë. Që prej hyrjes në shtëpinë e “Big Brother Vip” këngëtari ka treguar se nuk ka patur “Instagram” dhe i ka kërkuar mikeshës së tij, Jurgenës që t’i hapte një të tillë.

por tani i ka marrë në dorë edhe Instagramin me 637 k followers Luizit, duke e kthyer adresën në emrin e saj, Ina Ejlli. E gjitha kjo ka ndodhur pas takimit të Luizit me kunatin në Prime-in e së shtunës.

Ndërkohë një faqe “GoFundMe” është hapur nga familjarët e Luiz Ejllit për këngëtarin. Në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, kunati i tij, Sokol Tahiri zbuloi se përse është hapur “GoFundMe” në emër të Luizit.

Ai tha se fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë kishin kërkuar një gjë të tillë, duke shtuar se kjo faqe nuk është hapur për arsye ekonomike apo shëndetësore.

Në një postim në Instastory motra e konkurrentit ka sqaruar se është ajo që do të menaxhojë adresën e të vëllait për arsye sulmesh apo vjedhje të adresësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top