Peja kthen një basketbollist të edicionit të kaluar

Amerikani Tervell Beck kishte luajtur për Pejën në pjesën e parë të edicionit të kaluar. I kishte luajtur tetë ndeshje në Superligë, një në Ligën e Kampionëve e pesë në FIBA Europe Cup.

Dhe fanellën e verdhë, Beck do ta mbajë sërish.

Peja të premten njoftoi se po e kthen Beckun në skuadër. Në Superligën e Kosovës në tetë ndeshje kishte mesatare prej 14 pikëve e 6,8 kërcimeve.

Ai luan në pozitën e qendrës, ndërsa është ende në Izrael te skuadra Hapoel Migdal.

Sipas Pejës, Beck po largohet nga Izraeli “pas situatës së komplikuar”.

Peja ka nisur zbehtë kampanjën e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top