Përfundon gara për Sefën e Maculën

Dashurie Sefa dhe Genc Macula e kanë përfunduar garën në FIA Motorsport Games, “Valencia 2024”.

Dy garuesit tanë nuk arritën të kualifikohen në mesin e 16 ekipeve më të mira në disiplën auro sllallom dhe në fund u renditën në pozitën e 20-të.

Duke marrë paraaysh konkurrencën tejet të fortë me pjesëmarrës nga shtete me shumë traditë e suksese në këtë sport, retultati i arritur nuk duhet nënvlerësuar.

Paraqitje shumë të mirë pati Macula, i cili në vozitjen e parë ishte i 13-ti, ndërsa në të dytën i 3-ti, përgjithësisht i 6-ti.
Gjithsesi edhe Dashuria e dha maksimumin e saj, por rezultatet e tyre nuk mjaftuan për kualifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top