Përkeqësohet debati mes Luizit dhe Maestros, reagojnë familjarët

Një debat ka nisur mes Luizit dhe Armaldos mbrëmjen e djeshme, pas një komenti të Luizit:

‘Hiqe kapelen, s’ke burrëri!”

Ky koment ka pasuar dhe shumë të tjerë nga të dyja palët, në të cilin janë përfshirë edhe shumë banorë të tjerë.

Luizi ka vënë re një distancim nga ana e Maestros, i cili sipas këngëtarit është pozicionuar pranë Oltës dhe ka kaluar më shumë kohë me të. Armaldo në biseda të ndryshme me Oltën ka shfaqur revoltën e tij ndaj ofendimeve të Luizit, ndërsa në një moment që po bëhet viral ai i thotë Oltës: “Po ma tha edhe një herë do i them atë që i ke thënë ti, pa pushim. “Si u gdhive o filan” do i them, “ke nevojë për ndonjë kshu”.

Ndjekësit mendojnë se Maestro i referohet akuzave të Oltës se Luizi është përdorues i lëndëve narkotike.

Kjo situatë është duke vijuar brenda shtëpisë dhe në lidhje me këtë ka reaguar edhe bashkëshortja e Armaldos në rrjete sociale.

Në një moment Armaldo ka shprehur se është ndjerë tepër i ofenduar duke përmendur edhe largimin nga shtëpia.

Artikuj të këshilluar
VIP

Nga pushimet te takimet me fëmijët, brenda lidhjes së re të Ilary Blasit me biznesmenin gjerman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top