Pjesë e Italisë në Nations League, flet Daniel Maldini: Refuzova Venezuelën për “azzurrët”

Daniel Maldini, djali i “të madhit” Paolo Maldini është thirrur për herë të parë me kombëtaren italiane. Sulmuesi i cili mbron ngjyrat e Monzës në Serie A rikthen mbiemrin Maldini tek kombëtarja pas plot 22 vitesh.

Italiani ka folur për mediat në konferencën e fundit për shtyp të FIGC (Federata Italiane e Futbollit) mbi historikun e familjes “Maldini” si dhe përshtypjet e para të ndjesisë së përfaqësimit të kombit.

Ka rënë në sy fakti i çuditshëm se ai mund të kishte zgjedhur të përfaqësonte Venezuelën.

Maldini i vogël është shprehur: “ Ndihesh shumë i emocionuar kur hyn këtu dhe shikon foto të babit dhe gjyshit tim. Ndihem krenar që zgjodha Italinë. Jam kontaktuar prej një kohe të gjatë nga kombëtarja venezueliane, por zgjodha zemrën. Babai u lumturua shumë kur e mori vesh.

Nuk Mendoj se do të kthehem tek Milani nëë fund të sezonit. Modeli im që i vogël ka qenë fantazisti Kaka”.

Daniel Maldini e ka cilësuar ftesën në përfaqësuese një “dhuratë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top