Armaldo Kllogjeri është larguar nga Big Brother VIP Albania.
Në nominim me Kristin dhe Luizin, Maestro hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.
Ai është larguar pas 83 ditësh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Tenori i njohur shqiptar u shfaq i mërzitur, teksa kërkoi që ta përcillnin vetëm Olta dhe Kiara.
Ky nominim i fortë u bë pasi artisti shkodran futi në grackë Kristin dhe Armaldon duke i detyruar që t’i thyenin rregullat.
Ata ishin futur së bashku në tualet, gjë që nuk lejohet dhe si dënim nga ‘Vëllai i Madh’ u dërguan në televotim.